Klubi i futsallit, FC Mabetex Prishtina është përforcuar për përballjen e 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, duke e transferuar brazilianin Leandro Moteiro Freire – Leleko.
Klubi ka njoftuar për transferimin e Lelekos 25-vjeçar në faqen e saj në Facebook, ndërsa ka pritje të mëdha nga braziliani.
“Ai është 25-vjeçar shquhet për talentin e madh, duke ardhur në Prishtinë si kampion aktual i Brazilit”, ka shkruar klubi në Facebook.