Sport

Costa, Depay e Origi në radarin e Juventusit

Foto: Reuters

Diego Costa, Memphis Depay dhe Divock Origi janë në radarin e Juventusit për afatin kalimtar të janarit, raporton Tuttosport.

Bianconerët janë duke shikuar mundësinë e një sulmuesi alternativ për Alvaro Moratan, me Fernando Llorenten që është favorit për t’u rikthyer nga Napoli.

Megjithatë, janë tre alternativa për “Zonjën e Vjetër” sipas këtyre raportimeve.

Diego Costa, i cili do të largohet nga Atletico në janar, është duke kërkuar aventurë të re në moshën 32 vjeçare.

Kjo do të thotë se ai është lojtar i lirë dhe do të provojë të luajë në Serie A pas aventurave të tij në Portugali, Spanjë dhe Angli.

Ai ka shënuar vetëm dy gola në shtatë paraqitje për Atletico Madridin këtë sezon.

Kurse edhe Depay nuk është larg për të qenë lojtar i lirë, pasi kontrata aktuale me Lyonin i skadon në fund të sezonit tjetër, prandaj një transferim i tij në janar është i mundshëm.

Me tetë gola dhe katër asistime në 17 ndeshje në Ligue 1, Depay nuk ka pak admirues. Pas tij është vënë edhe Barcelona e Ronald Koemanit.

E përveç Juves që po e monitoron situatën, pas tij është edhe Milani.

Sulmuesi i tretë që po shikohet nga kampioni i Italisë është sulmuesi i Liverpoolit, Origi, për të cilin Tuttosport raporton se agjentët e tij po shikojnë për largimin e tij nga Anfield Road.

25 vjeçari mund të luajë në disa opsione në sulm, e gjithashtu është lidhur me një kalim te Fiorentina.

Ai mund të jetë në dispozicion për ta transferuar në formë huazimi me opsionin për ta blerë, gjë e cila do të mund t’i konvenonte Juventusit gjatë kësaj periudhe të pasigurt financiare.