Sport

Chelsea në krizë, barazon me Aston Villan

Descriptive Text

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim përballë Aston Villas.

Ndeshja e zhvilluar të hënën në “Stamford Bridege” në kuadër të javës së 16-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultat 1:1.

Olivier Giroud shënoi për Chelsean në minutën e 34-t. Rezultatin e barazoi Anwar El-Ghazi në minutën e 50-të.

Chelsea i trajnerit Frank Lampard, në pesë ndeshjet e fundit ka një fitore, tri humbje dhe një barazim.

Me 26 pikë, Chelsea renditet në vendin e gjashtë, me pikë të njëjta me Aston Villan që është e pesta.