Sport

Roma insiston për transferimin e Hysajt

Roma insiston për transferimin e Hysajt
 

Elseid Hysaj është emri që po monitorohet tash e një kohë të gjatë nga skuadra e Romës. Mbrojtësi i krahut të djathtë është në listën e emrave që synohet të transferohet te “giallorossët”.

Reprezentuesi i Shqipërisë në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë, dhe Roma shpreson të përfitojë nga situata e tij. Hysaj nuk e ka vazhduar kontratën ende me napolitanët, pasi kërkesat e menaxherit të tij për të janë të mëdha, e që janë të larta për Napolin.