Sport

Cuadrado pritet ta vazhdojë karrierën në Kinë

Futbollisti i krahut i Juventusit, Juan Cuadrado, pritet që karrierën ta vazhdojë në Kinë. Për Cuadradon po shprehin interesim disa klube nga Kina, raporton “Calcio Mercato”.

Cuadrado 32-vjeçar mund të transferohet në Kinë në afatin e janarit, ndonëse Juventusi e ka bërë të qartë se kolumbiani nuk është në shitje. Për Cuadradon ka interesim edhe nga klube të Premier Leagues së Anglisë.