Sport

Kuka me mesazh për krerët e shtetit: Luftoni si sportistët tanë

Foto: Driton Paqarada / Koha

Trajneri i xhudos Driton Kuka thotë se do të kishte dëshirë që Kosova ta kishte tashmë vaksinën për COVID-19 dhe të fillohej me vaksinim si në disa shtete tjera që ka nisur.

“Nora Gjakova kështu ju kishte gëzuar së artës në Evropianin e Tel Avivit kohë mē parë! Ekspresionet e saj janë pasqyra e sakrificës për rezultat dhe prezantim të shtetit! Sot ditë e hënë do doja që Kosova ta kishte vaksinën për Covid-19 si shumë shtete që tashmë e kanë dhe kanë filluar vaksinimin! Dua që shtetet tona Kosovë e Shqipëri të punojnë natë e ditë që mos të mbesim të fundit në këtë çështje, luftoni më fortë, shfrytëzoni çdo rrugë e jo duke pritur mëshirë nga organizata të ndryshme. Pa luftë s’ka fitore! Luftoni ashtu si sportistët tanë”, ka shkruar Kuka në Facebook.