Sport

Nuhiu: Pika ndaj Prishtinës në fund mund ta ketë peshën e madhe

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, vlerëson se pika e siguruar ndaj Prishtinës sot në “Fadil Vokrri” në fund të kampionatit mund të ketë peshën e madhe.

Ai ka përgëzuar lojtarët e tij për angazhimin dhe paraqitjen. Ka thënë se ky vit ka qenë me plotë sfida.

“Kemi pasur një kundërshtar me futbollistë mjaft cilësor, ekip i ndërtuar për të shkuar drejt titullit apo pjesës së epërme të tabelës. Mund të jetë vetëm një pikë, por në fund ta ketë vlerën shumë të madhe”, ka thënë Nuhiu në Sportin Total.

Ai ka shtuar se barazimi ka qenë epilog real.

Për përforcime në janar, Nuhiu, ka thënë se nuk do të bëhen me çdo kusht. Do të bëhet përforcim vetëm në rast se gjendet ndonjë lojtar cilësor.

Drita ka përfunduar kampione në Superligën e futbollit në Kosovë.