Manchester Unitedi e ka deklasuar Leeds Unitedin duke e mposhtur me rezultatin 6:2, për të ka kaluar në pozitën e tretë në Premier League.
Skuadra nga Manchesteri shënoi katër gola vetëm në pjesën e parë. Scott McTominay brenda dy minutash, në të dytën dhe të tretën, shënoi dy gola të shpejtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi bëhet i pari në Premier League që shënon dy herë në tre minutat e parë të ndeshjes. Rezultatin e trefishoi Bruno Fernandes në minutën e 20-të. Për 4:0 realizoi Victor Lindelof, në minutën e 37-të. Tre minuta para fundit të pjesës së parë, mysafirët shënuan me Liam Cooperin. Në 45 minutat e dytë, vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë me Daneil James në minutën e 66-të dhe Bruno Fernandes në të 70-ën nga penalltia. Krejt çka arritën të bëjnë mysafirët deri në fund ishte goli i bukur i Stuart Dallasit në minutën e 73-të. Me 26 pikë, 20 herë kampioni i Anglisë, Unitedi renditet i treti me një pikë më pak se Leicesteri, por Unitedi ka një ndeshje më pak të luajtur. Ndërkaq, Leedsi zë vendin e 14-të me 17 pikë.