1 perditesime
Sport

Derbi i Superligës përmbyllet pa fitues

Derbi i Superligës përmbyllet pa fitues
Foto: KOHA
15:26

Derbi i Superligës përmbyllet pa fitues

Derbi në Superligën e futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi përmes futbollistit Besnik Krasniqi, i cili në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë u tregua i saktë.

Gol nga pika e bardhë kanë shënuar edhe mysafirët.

Në minutën e 83-t, Fidan Gërbeshi barazoi shifrat në 1-1.

Drita është shpallur kampione e vjeshtës me 41 pikë, tri më shumë se përcjellësi Ballkani. Prishtina e mbylli në vendin e tretë stinorin vjeshtor me 32 pikë.

14:18

Prishtina kalon në epërsi ndaj Dritës

Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Dritës në derbin e sotëm në Superligën e Kosovës në futboll.

Në minutën e 44-t, futbollisti Besnik Krasniqi ka shënuar nga pika e bardhë për 1-0.

Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë e vendasve. Ndërkohë, kjo është ndeshja e fundit për stinorin vjeshtor.