Sport

KB Peja përforcohet me një basketbollist amerikan

Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar për përforcimin e radhës.

KB Peja ka bërë marrëveshje me basketbollistin amerikan, Brandon Walters.

Ai luan në pozitën qendër ndërsa KB Peja deklaron se Walters ka shkëlqyer sezonin e kaluar tek Kataja në superligën e Finlandës, me 16.8 pikë dhe 5.8 kërcime.