KF Ballkani e quan humbje të rëndë ndeshjen ndaj Gjilanit

KF Ballkani e quan humbje të rëndë ndeshjen ndaj Gjilanit
Skuadra e KF Ballkanit sot ka pësuar humbje të thellë nga Gjilani. Mysafirët fituan bindshëm 4:0.
Për këtë rezultat, KF Ballkani ka shkruar në rrjetin social Facebook se ishte humbje e rëndë si vendas pas më tepër se 20 muaj.
“Humbje e rëndë si vendas pas më shumë se 20 muajve dhe pikërisht nga i njëjti trajner, Bylbyl Sokoli, kur udhëhiqte Ferizajn. Çdo goditje e rëndë na bënë më të fortë”, thuhet në njoftimin e tyre.
KF Ballkani me këtë humbje renditet në pozitën dytë e në tabelën e Superligës me 38 pikë, derisa ekipi gjilanas është në të tretën me 32 sosh.
Ballkani nuk këndellet, Gjilani i Sokolit e mposht thellë në Suharekë
Ballkani ka pësuar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit në Superligë.
Pas Dritës dhe Prishtinës sot e ka mposhtur klubin nga Suhareka edhe Gjilani.
Klubi i Bylbyl Sokolit shënoi fitore të thellë prej 4 me 0 në udhëtim.
Paraqitje të jashtëzakonshme për Gjilanin pati mesfushori Ardit Hila, i cili shënoi tre gola.
Kurse një gol e shënoi Darko Nikaq.
Me këtë humbje Ballkani mbetet në kuotën e 38 pikëve dhe mban vendin e dytë. Derisa Gjilani në vendin e katërt ka 29 pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pique: Futbolli i takon tifozëve, sot më tepër se kurrë

Klubet angleze konfirmojnë se heqin dorë nga pjesëmarrja në Superligën Evropiane

Anëtarët e Barcelonës mund të votojnë për bllokimin e pjesëmarrjes së klubit në Superligën Evropiane

Shënojnë Marleku, Mulaj, Ajdini, Krasniqi e Tushi

Chelsea barazon në shtëpi me Brightonin

Rexhbeçaj me Koelnin me fitore të madhe

Schalke largohet nga Bundesliga për herë të parë pas 30 vjetësh

Bayerni triumfon ndaj Leverkusenit i afrohet titullit në Bundesligë

Kosova në qershor planifikon t’i luajë dy miqësore në Prishtinë

Çeferin mirëpret vendimin e Cityt për t’u tërhequr nga Superliga Evropiane

Lojtarët e Liverpoolit kundër Superligës Evropiane
