Sport

Dortmundi i kthehet fitoreve

Borussia Dortmundi i është kthyer fitoreve. Dortmundi triumfoi 2:1 sonte në udhëtim ndaj Werder Bremenit, në xhiron e 12-të të Bundesligës gjermane.

Raphael Guerreiro (12’) dhe Marco Reus (79’) shënuan për Dortmundin, ndërsa Kevin Moehwald (28’) për Werderin.

Dortmundi pas 12 xhirove zë vendin e katërt me 22 pikë.

Kryeson Bayer Leverkuseni me 25 pikë nga 11 ndeshje.

Në ndeshjet tjera sonte, Eintracht Frankfurti barazoi 3:3 me Borussia Moenchengladbachun, Hertha luajti 0:0 me Mainzin, ndërsa Stuttgarti barazoi 2:2 në shtëpi me Union Berlinin.