Borussia Dortmundi i është kthyer fitoreve. Dortmundi triumfoi 2:1 sonte në udhëtim ndaj Werder Bremenit, në xhiron e 12-të të Bundesligës gjermane.
Raphael Guerreiro (12’) dhe Marco Reus (79’) shënuan për Dortmundin, ndërsa Kevin Moehwald (28’) për Werderin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDortmundi pas 12 xhirove zë vendin e katërt me 22 pikë.
Kryeson Bayer Leverkuseni me 25 pikë nga 11 ndeshje.
Në ndeshjet tjera sonte, Eintracht Frankfurti barazoi 3:3 me Borussia Moenchengladbachun, Hertha luajti 0:0 me Mainzin, ndërsa Stuttgarti barazoi 2:2 në shtëpi me Union Berlinin.