Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se Liverpooli do të fillojë bisedimet me Virgil van Dijkun për vazhdimin e kontratës.
Romano pretendon se të dy palët janë të lumtur me situatën aktuale dhe një zgjatje e kontratës pesë-vjeçare është në tryezë për holandezin, transmeton kp.
Duke folur për “Que Golazo”, Romano raportoi për planet e Liverpoolit.
“Liverpool dëshiron që në vitin e ri të hapë bisedimet e reja me agjentin e Virgil van Dijkut për të zgjatur kontratën. Ata janë shumë të lumtur me lojtarin dhe Van Dijk është po ashtu i lumtur me Liverpoolin, kështu që menjëherë pas dëmtimit të tij ata thanë ‘mirë, jeni i dëmtuar, por ju jeni lideri ynë, kështu që ne gjithashtu ju duam në të ardhmen’”, ka thënë Romano.