Papu Gomez nuk dëshiron të jetë më pjesë e skuadrës së Atalantas, të cilës iu bashkua në vitin 2014. “Tuttosport” ka shkruar të martën se Gomez tashmë ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta lënë të lirë të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Mësohet se Gomez e ka marrë këtë vendim pas prishjes së raporteve me trajnerin Gian Piero Gasperini, i cili nuk e përfshiu fare në ekip për ndeshjen e fundit me Fiorentinan. Gomez 32-vjeçar, ka kontratë me Atalantan deri në fund të këtij edicioni dhe ka nisur negociatat me dy ekipet e tjera nga Serie A, Milanin dhe Interi. Të dy këto skuadra e shohin Gomezin si përforcim të duhur dhe po shpresojnë ta transferojnë si lojtar të lirë në muajin tjetër.
Gomezi këtë edicion ka pesë gola e katër asistime në 15 paraqitje për Atalantan në të gjitha garat.