Sport

Kasami i realizon dy gola kundër ish-skuadrës

Descriptive Text

Pajtim Kasami ka shënuar dy gola kundër ish-skuadrës Sionit.

Ai me skuadrën e tij të re, Baselin, mposhti Sionin të mërkurën mbrëma në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së shtatë në fitoren 4:2.

Kasami realizoi në minutën e 36-të dhe në minutën e 81-të të ndeshjes, ndërsa dy golat e tjerë për ekipin e tij i realizuan Timm Klose dhe Arthur.

Kasami ka pesë gola në 10 xhirot e para me ekipin e elitës së futbollit zviceran, që ka grumbulluar 16-të pikë.

Për skuadrën e Baselit për 76 minuta luajti edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.