Mohamed Salah ka thyer rekordin e legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard, sa u përket golave të shënuara në Ligën e Kampionëve.
Me golin e shënuar sot ndaj Midtjyllandit ai ka arritur në kuotën e 22 golave në këtë garë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Që kur ishte transferuar te Liverpooli përreth 40 milionë euro nga Roma në vitin 2017, Salahu ka qenë njëri ndër lojtarët kyç në skuadrën e Jurgen Kloppit në suksesin në Ligë të Kampionëve, Premier Ligë, Super Kupë dhe Kupën Botërore për Klube.
The Goal of Mohamed Salah for Liverpool in video ! ??#FCMLIV #LFC ? pic.twitter.com/QrhJHVrefR
— Liverpool FC ? (@Reds_ENG) December 9, 2020
-
9 dhjetor 2020 19:16
-
Shpërndaje në: