Liverpooli është i vendosur për ta mbajtur në ekip sa më gjatë që të jetë e mundur mesfushorin Fabinho.
Mediumet angleze kanë raportuar të martën se drejtuesit e klubit tashmë i kanë ofruar brazilianit rinovimin e kontratës deri në vitin 2025 dhe këtë e kanë bërë me kërkesë të trajnerit Juergen Klopp.
Fabinho ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, por tek ekipi anglez duan të sigurohen se mesfushori do të mbetet në “Anfield Road” të paktën edhe pesë vjet.
Kohët e fundit, Fabinho po luan si mbrojtës te Liverpooli pas mungesave në këtë repart për shkak të lëndimeve.
Ai këtë edicion ka 15 paraqitje në të gjitha garat, kurse te Liverpooli është transferuar në vitin 2018 nga Monaco.