Sport

Nuhiu vlerëson se Drita e meritoi fitoren ndaj Ballkanit

Descriptive Text

Drita e ka mposhtur Ballkanin me rezultat 2:1 me dy golat e Kastriot Rexhës, në derbin e javës së 16-të të Superligës.

Me fitoren e arritur, Drita është lidere e ligës me 36 pikë.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës Ardian Nuhiu, ka deklaruar se skuadra që ai drejton e meritoi fitoren.

“Një ndeshje e luftuar, shumë dëshirë, shpirt luftarak dhe erdhëm deri te fitorja. Kishim një kundërshtar të fortë dhe ishte ndeshje shumë e mirë. Mendoj që ia dolëm me sukses. Shpirti i grupit, karakteri i tyre dhe përvoja e tyre, ishte vendimtar. Mendoj që me shumë meritë e morëm fitoren”, tha Nuhiu.