Sport

Juventusi me përmbysje fiton derbin ndaj Torinos

Foto: Reuters

Juventusi ka arritur të përmbysë epërsinë e Torinos në 15 minutat e fundit të ndeshjes, për të siguruar tri pikë të plota në derbin e qytetit.

“Zonja e Vjetër” fitoi derbin lokal, të vlefshëm për xhiron e dhjetë në Serie A, me rezultat 2:1.

Nicolas N’Koluou kaloi Torinon në epërsi në minutën e nëntë, por Juve u kthye me Weston McKennien në minutën e 77-të dhe Leonardo Bonuccin në minutën e 89-të.

Në këtë ndeshje te Torino s’u paraqit fare mbrojtësi Mërgim Vojvoda.

Juve është i dyti në tabelë me 20 pikë të tubuara, tri më pak se Milani që prin e që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Torino ka gjashtë pikë në pozitën e 18-të.