Juventusi do të tentojë të pengojë rikthimin e Douglas Luizit në Manchester City, duke bërë një ofertë për yllin e Aston Villës, raporton Tuttomercato.
Bianconeri është duke monitoruar situatën e brazilianit 22 vjeçar, i cili më 2019 i ishte bashkuar Birminghamit pa luajtur ndonjë ndeshje seniore në Etihad Stadium, transmeton KOHA.
Megjithatë, Pep Guardiola raportohet se mund ta kërkojë rikthimin e tij.
Por, shanset e Cityt mund të zvogëlohen nëse Juventusi bën lëvizjet e para për transferimin e mesfushorit brazilian.