Sport

Vëllai i Ronaldos nën hetime për mashtrim

Vëllai i Ronaldos nën hetime për mashtrim
 

Raportohet se vëllai i Cristiano Ronaldos është duke u hetuar për mashtrim rreth disa bluzave speciale të cilat ishin shitur, përkundër që ai kishte siguruar prodhuesin se do të shkatërrohen.

La Stampa dhe La Repubblica raportojnë se bluzat ishin një edicion special që u porositën nga kompania Mussara, që është në pronësi të yllit të Juventusit, Ronaldos, dhe drejtohet nga vëllai i tij, Hugo Dinarte Aveiro, transmeton KOHA.