Sport

Hadërgjonaj ndëshkohet me karton të kuq

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është ndëshkuar me karton të kuq në duelin e së premtes.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, që luan te Kasimpasha në Superligën e Turqisë, u ndëshkua me të kuq në minutën e 55-të, në ndeshjen që skuadra e tij e humbi në udhëtim te Beshiktashi, 3:0.

Hadërgjonaj u largua direkt nga loja pas një ndërhyrjeje tejet të ashpër në futbollistin francez të Beshiktashit, Georges-Kevin N’Koudou, transmeton KOHA.

Golat për ekipin vendës i shënuan Mensah, Hutchinson dhe Aboubakar.

Te skuadra e Kasimpashas për 90 minuta luajti qendërmbrojtësi Loret Sadiku.

Kasimpasha pas 11 xhirove ka 15 pikë.