Sport

Berisha e Ibrahimaj shënojnë gola në Norvegji

Berisha e Ibrahimaj shënojnë gola në Norvegji
 

Sulmuesit shqiptar, Veton Berisha dhe Ylldren Ibrahimaj, kanë vazhduar sukseset me skuadrën e Vikingut në Eliteserien të Norvegjisë. Që të dy ishin shënues në fitoren e skuadrës së tyre Viking kundër Brannit në kuadër të xhiros së 27-të të elitës së futbollit norvegjez.

26-vjeçari Berisha, vëllai i Valon Berishës, shënoi në minutën e 17-të pas asistimit që e mori nga Zymer Bytyqi. Për Berishën që realizoi ndaj ish-skuadrës, ishte goli i 13-të i sezonit, derisa ka edhe pesë asistime. Ndërkohë, 24-vjeçari Bytyqi shkon në kuotën e gjashtë asistimeve, derisa ka edhe nëntë gola të realizuara. Për rezultatin final të takimit u përkujdes futbollisti i Kosovës, Ylldren Ibrahimaj. 24-vjeçari Ibrahimaj realizoi në minutën e 67-të të takimit, dhe ishte shënimi i shtatë i sezonit, krahas dy asistimeve. Vikingu pas 27 javëve të zhvilluara në Norvegji pozicionohet në vendin e shtatë me 42 pikë të grumbulluara.