Sport

Insigne synon të mbyllë karrierën te Napoli

Insigne synon të mbyllë karrierën te Napoli
 

Lorenzo Insigne pritet të rinovojë kontratën me skuadrën e Napolit. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se drejtuesit e klubit kanë nisur negociatat me kapitenin Insigne, i cili ka shprehur dëshirë ta mbyllë karrierën me fanellën e Napolit.

Insigne ka kontratë me Napolin deri në vitin 2022, të cilën pritet ta rinovojë edhe për tre vjet të tjera me pagë vjetore prej 5.5 milionë eurosh.