Sport

Juve interesohet për Giroudin

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, është cak i Juventusit, sipas “CalcioMercatos”.

“Zonja e Vjetër” po konsideron transferimin e francezit të cilin e shohin si mbulesë për Cristiano Ronaldon dhe Alvaro Moratan.

Interi po ashtu ishte i lidhur me transferimin e Giroudit.

Francezi 34-vjeçar ka dështuar muajve të fundit që të gjejë vend në ekipin e parë të “Bluve”.