Sport

Tifozët kthehen në stadiumet e Anglisë, por nuk guxojnë të festojnë shumë për gola

Tifozët kthehen në stadiumet e Anglisë, por nuk guxojnë të festojnë shumë për gola
Foto: Reuters
 

Tifozët do të kthehen në stadiumet e futbollit anglez të mërkurën, me disa klube që hapin dyert për një numër të kufizuar adhuruesish. Por përvoja e ditës së ndeshjes do të jetë larg nga ajo që ata janë mësuar ta kenë. Ata do të përballen me sistemet njëkahëshe, kontrollet e temperaturës, kontrollet e rrepta në hyrje dhe objektet minimale të hotelierisë. Madje edhe festimi i golave duhet të bëhet në mënyrë të përmbajtur, shkruan Reuters. 

Klubet e Championshipit (kategoria e dytë), Luton Town dhe Wycombe Wanderers do të sinjalizojnë fundin e bllokimit kombëtar të Anglisë pasi do të presin Norwich Cityn, përkatësisht Stoke Cityn në ndeshjet e xhiros së 15-të. Përveç disa ngjarjeve testuese në disa ndeshje të Championshipit në shtator, duke lejuar një mijë tifozë, stadiumet e futbollit të Anglisë kanë qëndruar të mbyllura që kur u shfaq pandemia e koronavirusit.