Berisha ia siguron fitoren Salzburgut

Berisha ia siguron fitoren Salzburgut
Mërgim Berisha ia ka siguruar fitoren Salzburgut sonte në udhëtim ndaj Lokomotivës së Moskës në xhiron e pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Berisha realizoi dy gola për Salzburgun, në minutën e 28-të dhe 41-të, ndërsa klubi austriak fitoi 3:1. Golin tjetër për Salzburgun e shënoi Karim Adeyemi (81’) derisa për Lokomotivën shënoi Anton Miranchuk (79’ penallti).
Berisha luajti tërë ndeshjen, ndërsa në stol ishte Albert Vallqi.
Për Berishën është goli i pestë i shënuar në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, karshi një asistimi që e ka. Ndërkohë në Bundesligën e Austrisë ka realizuar pesë gola.
Salzburgu pas pesë xhirove zë vendin e tretë në Grupin A të Championsit me katër pikë, grupin e kryeson Bayerni me 12 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Atletico Madridi zë vendin e dytë me pesë pikë nga katër ndeshje. Atletico takohet me Bayernin sonte me fillim nga ora 21:00.
Lokomotiva e Moskës zë vendin e fundit në grup me tri pikë.
Berisha realizon dy gola për Salzburgun në Champions
Mërgim Berisha i ka realizuar dy gola për Salzburgun në Ligën e Kampionëve.
Berisha realizoi në minutën e 28-të dhe 41-të, ndërsa Salzburgu po kryeson 2:0 ndaj Lokomotivës së Moskës në Moskë.
Ndeshja i takon Grupit A të Ligës së Kampionëve.
Në kuadër të Grupit B, Shakhtar Donetzku po barazon 0:0 me Real Madridin pas pjesës së parë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Drinkwater huazohet te Kasimpasha
Benatia kthehet në Serie A

Juventusi e Tottenhami në garë për Di Marian

City interesohet për Lukakun

Reali në garë për Lacazetten

Messi mund të suspendohet me katër ndeshje

Mata pritet të rikthehet te Valencia

Carragheri mendon se Salahu do të mbetet te Liverpooli

Donçiq e kalon Jordanin për dyshifror të trefishtë të realizuar në NBA

Chelsea planifikon ofertë rekorde për Haalandin

Tri klube të mëdha pas Bellerinit
