Sport

Holandezet i bëjnë pritje të ngrohtë Kosovës, por ndeshjen ndaj saj nuk e llogarisin shumë

Holandezet i bëjnë pritje të ngrohtë Kosovës, por ndeshjen ndaj saj nuk e llogarisin shumë
 

Holanda e ka humbur nga SHBA-ja finalen e Botërorit 2019. Futbollistet e SHBA-së i kanë mposhtur ato të Holandës edhe më 27 nëntor në Breda. Humbja 2:0 ka brengosur drejtuesit e përfaqësueses holandeze.

Po në Breda, kampionia në fuqi e Evropës, Holanda, e luan edhe një ndeshje të martën. Nga ora 18:30 takohet me Kosovën në përmbyllje të eliminatoreve për “Euro 2022”. Pritet të jetë një ndeshje rutinore për Holandën, që vitin e ardhshëm e kërkon suksesin në pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike. Te Holanda presin shumë prej gjeneratës aktuale, që është e para në Evropë dhe e dyta në botë.