Sport

Cavani më nuk duket si “blerje paniku” te Manchester Unitedi

Cavani më nuk duket si “blerje paniku” te Manchester Unitedi
 

Kur Edinson Cavani u bashkua me Manchester Unitedin në ditën e fundit të afatit kalimtar, në tetor, lëvizja u përshkrua gjerësisht si një “transferim paniku”. Te Unitedi po kalonte një 33-vjeçar dhe shumë njerëz e cilësuan blerje “dëshpërimi”, pasi klubi nuk arriti të merrte lojtarët kryesorë që i synonte.

Por pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në Southampton të dielën, vlerësimet janë të tjera. Cavani asistoi një gol dhe shënoi dy të tjerë për t’ia siguruar fitoren Manchester Unitedit me rezultatin 3:2. Me atë çfarë tregoi ndaj Southamptonit, Cavani i heshti të gjithë ata që dyshuan në aftësitë e tij.