Sport

Liverpooli interesohet për Mendesin

Liverpooli ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Nuno Mendes, që është pjesë e Sportingut të Lisbonës.

E përditshmja “A Bola” ka raportuar të hënën se Liverpooli po insiston në transferimin e Mendesit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mësohet se ekipi anglez është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për kartonin e 18-vjeçarit që po shkëlqen këtë edicion te Sportingu.

Këtë edicion, Mendes ka shënuar një gol në dhjetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat, kurse para fillimit të këtij edicioni u promovua në ekipin e parë të Sportingut. Mendes këtë vit ka debutuar edhe me Përfaqësuesen U21 të Portugalisë, për të cilën ka regjistruar katër paraqitje.