Sport

Golat e Selmanit nuk kalojnë pa u vërejtur, nis puna për afrimin e tij te Kosova

Golat e Selmanit nuk kalojnë pa u vërejtur, nis puna për afrimin e tij te Kosova
 

Djaloshi nga Malmo i dha një goditje Malmos. Është kjo njëra prej fjalive që janë shkruar të dielën nga mediumet suedeze për sulmuesin Astrit Selmani. Selmani është zbulim i edicionit 2020 në Allsvenskan të Suedisë.

Edicionin e këtij viti 23-vjeçari e ka përfunduar me plot 15 gola e gjashtë asistime. Skuadra e tij, Varbergs, për herë të parë luan në elitën e Suedisë në futboll. Për herë të parë në elitë po paraqitet edhe Selmani, sulmuesi nga Kosova i lindur në Malmo.