Sport

Nuhiu ia dedikon fitoren tifozëve të Dritës

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ia ka dedikuar fitoren në derbi të qytetit grupit të tifozëve ‘Intelektualët’. Ai ka thënë se tifozëst kanë gjetur formë të veçantë për t’i motivuar futbollistët.

“Kemi bërë një paraqitje të mirë, gjatë gjithë kohës ishim më të mirë se kundërshtari. Kisha besim dhe ishte çështje kohë për ta kthyer rezultatin në favorin tonë. Me plotë meritë shënuam fitore në këtë ndeshje të tillë. Më vjen mirë që e fituam dhe për këtë i uroj futbollistëve. Këtë fitore ia uroj ‘Intelektualëve’ që gjetën një formë të veçantë për t’i motivuar futbollistët në këtë derbi. Mendoj se të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm për ekipin, por në momentin që ishim në disavantazh, u desh të bëjmë ndryshime të cilat patën sukses”, ka thënë Nuhiu.

Drita me dy gola të vonshëm fitoi 3:2 në derbin ndaj Gjilanit.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, nuk ka pranuar të prononcohet për media menjëherë pas ndeshjes.