Sport

Indrit Tuci shënon në Kroaci, feston me shqiponjë

Indrit Tuci ka shënuar gol në barazimin e ekipit të tij, Lokomotiva Zagreb kundër Goricas.

Ndeshja e zhvilluar gjatë së premtes në ligën e Kroacisë përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1, ndërsa të dy skuadra patën mundësitë e saja.

Në minutën e 50-të, pas një asistimi nga Sherif Kallaku, Indrit Tuci u gjet për mrekulli për ta dërguar topin në rrjetë. Festimin e këtij goli, Tuci e bëri duke formuar shqiponjën me duar.

 

Pivarić ➡ ?Kallaku ➡ Tuci ⚽??

Posted by NK Lokomotiva Zagreb on Saturday, November 28, 2020

Për Goricas shënoi Lovric në minutën e 13-të të ndeshjes nga pika e bardhë.

Me këtë barazim, skuadra e Lok.Zagrebit renditet e teta në tabelë me nëntë pikë ndërsa Gorica në vendin e tretë, me 23 pikë.