Manchester City ka shënur fitore të thellë në shtëpi ndaj Burnleyt. Ndeshja përfundoi me rezultat 5-0.
Ishte sulmuesi Riyad Mahrez, që pati paraqitje të shkëlqyer në këtë takim duke shënuar tre prej pesë golave të skuadrës së tij.
Përveç tij, nga një gol e shënuan edhe Mendy e Torres.
Me këtë fitore Manchester City ka arritur në kuotën e 15 pikëve dhe mban vendin e tetë, derisa Burnley në vendin e 17 ka pesë pikë.