Ka pasur pengesa të papritura në qendrën stërvitore të Romës të shtunën gjatë ditës. Ushtria është dashur të vinte dhe t’i largonte 20 bomba të pashpërthyera që kishin mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.
Gazeta italiane “Il Messaggero” shkruan se ato u zbuluan gjatë kohës kur po bëheshin punime në ndërtimin e fushave të reja stërvitore.
Këto mjete të pashpërthyera u gjetën afër vendit të quajtur “Piazzale Dino Viola”, në zemrën e qendrës stërvitore të Romës.
Të gjitha aktivitetet u ndërprenë dhe janë thirrur ekspertët. Ata zbuluan se nuk ishin tri, por rreth 20 bomba të pashpërthyera në atë zonë.
Roma e publikoi më pas një fotografi të ekspertëve të ushtrisë që ishin të pranishëm në atë zonë. Ata i larguan mjetet e pashpërthyera brenda një ore.
Paulo Fonseca dhe skuadra e tij nuk e ndalën seancën stërvitore pasi ata ishin duke stërvitur në një pjesë tjetër të kampit stërvitor.