Sport

Tottenhami me fitore të thellë ndaj Ludogoretsit

Foto: Reuters

Tottenhami ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Ludogoretsit në Ligën e Evropës.

Skuadra e Jose Mourinhos shënoi fitore prej 4 me 0, transmeton KOHA.

Dy gola në pjesën e parë për klubin anglez i shënoi Carlos Vinicius.

Derisa në pjesën e dytë nga një gol e shënuan Winks e Lucas.

Pas katër ndeshjeve në Grupin J skuadra e Tottenhamit ka nëntë pikë në vendin e dytë, po aq sa lideri Antwerpi. Kurse në vendin e tretë është Lask-u. Kurse pa pikë është Ludogoretsi.