Për të gjithë aftësitë e tij gjeniale të futbollit të dhëna nga Zoti, Diego Maradona, të paktën për një brez tifozësh të Anglisë, do të demonizohet përgjithmonë për një moment në stadiumin “Azteca” të Mexico Cityt në Kupën e Botës të vitit 1986.
Goli i dytë i Maradonës për Argjentinën që më vonë u shpall kampione, në fitoren 2:1 kundër Anglisë në çerekfinale, konsiderohet si një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Por ishte doli i parë – i quajtur si “Dora e Zotit” që për shumë e përcaktoi atë.
Anglia e udhëhequr nga Bobby Robsoni kishte mbajtur nën kontroll një skuadër mjaft të aftë të Argjentinës, por pas gjashtë minutave në pjesën e dytë, Maradona nisi shfaqjen e tij.
Pasi lëshoi një pasim drejt shokut të ekipit Jorge Valdano, Maradona vazhdoi vrapimin e tij dhe kur Steve Hodge i Anglisë pa dashje i dha kahje topit drejt portës, koha qëndroi në vend.
Portieri i Anglisë, Peter Shilton doli për të grushtuar topin por Maradona, sikur të ishte i nxitur nga një trampolinë, u ngrit drejt qiellit për të prekur topin që e dërgoi në rrjetën e zbrazët.
Diçka dukej e çuditshme, megjithëse Maradona, me 165 centimetrat e tij, me sa duket kishte sfiduar fizikën për të mundur për top portierin Shilton të gjatë 183 centimetra.
Ndërsa Maradona iku për të festuar, lojtarët e Anglisë ishin skeptikë. Terry Fenwick ishte i pari që ndoqi gjyqtarin tunizian, Ali Bennaceur.
Përsëritjet në televizion zbuluan se nuk ishte koka e Maradonës që kishte prekur topin, por një dorë e majtë fshehur me mjeshtëri që e kishte shtyrë topin pas shpinës së Shiltonit.
Sikur të kishte ndodhur sot, me sistemin VAR, goli më famëkeq në historinë e Kupës së Botës do të ishte anuluar menjëherë dhe Maradona do të ndëshkohej.
Por goli nuk u anulua, dhe katër minuta më vonë Maradona depërtoi nëpërmjet gjithë ekipin e Anglisë përpara se të dyfishonte rezultatin me golin e tij të dytë. Anglia ishte e tronditur dhe ndonëse shënoi një gol më vonë nuk arriti të rikuperonte kurrë rezultatin.
Edhe shokët e ekipit të Maradona ishin në fillim të dyshimtë për ta festuar golin e parë: “Unë u thashë atyre, ‘Ejani më përqafoni, ose arbitri do ta anulojë atë’”, ka thënë Maradona më vonë.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke përshkruar golin, ai shqiptoi fjalë që nuk janë harruar kurrë.
Goli ishte, tha ai, “un poco con la cabeza de Maradona y otro poco con la mano de Dios" ("pak me kokën e Maradona dhe pak me dorën e Zotit.")
Shilton, portieri me më së shumti paraqitje të Anglisë, nuk e fali kurrë Maradonën, duke thënë se derisa ishte lojtari më i mirë në botë ai kurrë nuk mund ta respektojë atë ose t'i japë dorën.
“E gjithë skuadra e Anglisë vuajti sepse ai mashtroi”, tha Shilton. “Ai e pranoi atë në një mënyrë tjetër, duke thënë se ishte ‘dora e Zotit’. Por ai nuk kërkoi falje, ose tregoi ndonjë pendim. Unë u rrita për të respektuar lojën”.
Ndërsa Anglia ishte në trazirë, përsëri në Argjentinë, ku plagët e Luftës në Falklands që të dy vendet kishin luftuar kohët e fundit ishin akoma të freskëta, adhurimi i Maradonës arriti nivele të shenjta. Dhe ka qëndruar në atë mënyrë që nga ajo kohë.
“Për ne Maradona është Zoti i njerëzve”, tha artisti i rrugës Lean Frizzera, pasi përfundoi një pikturë murale që përshkruante golin në një nënkalim në Palermo, Buenos Aires, gati 25 vjet pas asaj dite në “Stadiumin Azteca”.
Murali u frymëzua nga Jose de San Martin - një hero kombëtar që ndihmoi në çlirimin e Argjentinës nga spanjollët në shekullin XIX.
Edhe në Angli, ku statusi i Maradonës është në mesin e më të mëdhenjve të futbollit, do të shoqërohet gjithmonë nga një “por” i madh, shumë preferojnë të kujtojnë artistikën e tij.
"Aq i keq sa ishte goli i parë, me mashtrim, së dyti ai është një njeri që ishte në kulmin e aftësive dhe talentit të tij, dhe fare thjeshtë, ai ishte një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë që ka ecur në planet," Peter Reid, mesfushori që ishte pjesë e Anglisë atë ditë në Azteca.