Sport

Napoli vajton idhullin e qytetit, Maradonën

Descriptive Text

Shumë njerëz janë mbledhur në qytetin e Napolit për ta vajtuar vdekjen e legjendës së futbollit të Argjentinës, Diego Maradona. Ai është vlerësuar lartë për stilin e lojës dhe të arriturat gjatë karrierës, ndërsa në Napoli shihet si “Zot”.

Adhuruesit e legjendës kanë kënduar këngë të ndryshme dhe kanë ndezur fishekzjarrë e qirinjë pranë muralit të jashtëzakonshëm të legjendës së futbollit në një pjesë të qytetit.

60-vjeçari, Maradona iu bashkua Napolit në vitin 1984, në atë kohë për shumën rekorde prej 7.5 milionë dollarëve.

Maradona e ndihmoi Napolin që ishte autsajder, ta fitojë dy herë titullin e Italisë. Ai krijoi një numër të madh të tifozëve.

Maradona ka pasur vështirësi të mëdha shëndetësore, derisa vdiq nga sulmi në zemër në shtëpinë e tij, në periferi të Buenos Aires.

Napoli dhe regjioni përreth Campanias janë në zonën e kuqe të koronavirusit, që do të thotë se njerëzit nuk lejohen të dalin jashtë shtëpive të tyre nëse nuk kanë ndonjë emergjencë.