Sport

Pandemia ndikon te Barcelona, planifikon t’i shesë 6 lojtarë

Pandemia ndikon te Barcelona, planifikon t’i shesë 6 lojtarë
Foto: Reuters
 

Barcelona po planifikon të largojë së paku gjashtë futbollistë, për t’i zvogëluar shpenzimet shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, trajneri Ronald Koeman nuk llogarit më në shërbimet e mbrojtësve Samuel Umtiti e Junior Fripo. Ndërsa, në mesin e lojtarëve që do të largohen janë edhe Riqui Puig dhe Carles Alena. Të sigurt qëndrimin te klubi spanjoll nuk e kanë as Antonie Griezzman dhe Ousmane Dembele.