Sport

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit Skënder Gega niset me urgjencë drejt Turqisë

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është nisur sot me urgjencë drejt Turqisë. Lajmi bëhet i ditur nga klubi.

Prej dy javësh, Gega po lufton me Covid-19. Teksa pritej që gjendja e tij shëndetësore të stabilizohej, ajo ka ardhur duke u rënduar.

Virusi duket se i ka prekur mushkëritë Gegajt dhe kjo e ka detyruar të niset drejt një spitali të njohur në Turqi, për një mjekim më të specializuar.

Tre ditë më parë, trajneri i Kukësit, në një intervistë për “Panorama Sport”, tha se kurrë nuk ka qenë i sëmurë sikundër tani.

{gallery}