Goli i Uzunit nuk mjafton, Juventusi në raundin nokaut

Goli i Uzunit nuk mjafton, Juventusi në raundin nokaut
Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka lënë shenjën e tij në Champions, por goli që e shënoi të martën mbrëma nuk ishte i mjaftueshëm për Ferencvaroshin.
Ferencvaroshi pësoi gol në minutën e 92-të për të humbur 2:1 nga Juventusi në Torino. Me këtë fitore kampioni i Italisë ka avancuar në raundin nokaut të Ligës së Kampionëve.
Pas katër xhirove, Juventusi është i dyti në grupin G me 9 pikë. Prin Barcelona me 12 pikë. Dynamo Kiev dhe Ferencvarosh kanë nga një pikë dhe tashmë janë pa gjasa.
Sulmuesi i Shqipërisë, Uzuni, në minutën e 19-të u tregua i vëmendshëm dhe me një prekje të lehtë e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë e skuadrës hungareze.
Superylli Cristiano Ronaldo barazoi shifrat në minutën e 35-të, ndërsa Alvaro Morata shënoi golin e fitores në minutën e 92-të.
Në ndeshjen tjetër të grupit G, Barcelona ishte bindëse ndaj Dynamo Kievit. Barça fitoi 4:0, me golat e Sergino Dest, Martin Braithwaite (2) e Antoine Grizmann.
Në kuadër të grupit F, Lazio fitoi 3:1 ndaj Zenit St. Petersburgut. Në ndeshjen tjetër të grupit, Borussia Dortmund fitoi 3:0 ndaj Club Brugge.
Borussia prin me 9 pikë, një më shumë se Lazio. Club Brugge renditet i treti me 4 pikë, kurse Zeniti ka vetëm një pikë. Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, luajti prej minutës së 81-të te Lazio. Ai u shfaq i rrezikshëm, por humbi një rast të mirë.
Në mesin e 16 skuadrave më të mira janë kualifikuar edhe Chelsea e Sevilla nga grupi E. Chelse fitoi 2:1 ndaj Rennesit, kurse Sevilla e mposhti Krasnodarin me rezultat të njëjtë. Chelsea e Sevilla i kanë nga 10 pikë, kurse Krasnodari e Rennesi vetëm nga një.
Uzuni i realizon gol Juventusit
Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, i ka realizuar gol Juventusit. Uzuni ka realizuar gol për epërsinë 1:0 të Ferencvarosit në ndeshjen që po e luan në Torino ndaj Juventusit, në kuadër të Grupit G të Ligës së Kampionëve.
Ai realizoi në minutën e 19-të.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kthimi i suksesshëm i Xhemailit në Superligën e Zvicrës

Lëndohet Arbër Zeneli

Rikthehet De Ligt
Katër skuadra të mëdha evropiane pas Dembeles

Interi ndalet nga Udinese

Atalanta fiton derbin ndaj Milanit
Roma dhe Chelsea interesohen për Allegrin

Varane kërkon të largohet nga Real Madridi

Prizreni mposht Pejën në “Sezai Surroi”

Prishtina befason Rahovecin
