Chelsea e Sevilla kanë siguruar kalimin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve. Chelsea triumfoi sonte 2:1 në udhëtim ndaj Rennesit, ndërsa me të njëjtin rezultat Sevilla triumfoi në udhëtim ndaj Krasnodarit.
Callum Hudson-Odoi (22’) dhe Olivier Giroud (90+1’) i realizuan golat për Chelsean, ndërsa Sehrou Guirassy (85’) për Rennesin.
Ndërkohë në ndeshjen mes Krasnodarit dhe Sevillas golat për Sevillan i realizuan Ivan Rakitiq (4’) dhe Munir El Haddadi (90+5’), ndërsa Wanderson (56’) për klubin rus Krasnodar.
Pas katër xhirove Chelsea e Sevilla kanë nga dhjetë pikë dhe kryesojnë Grupin E, ndërsa Krasnodari e Rennesi zënë pozitat tre e katër me nga një pikë.