Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, është në bisedime me drejtuesit e Napolit për ta vazhduar kontratën. Kështu ka thënë të martën menaxheri i tij, Mario Giuffredi, për mediumet italiane.
Menaxheri ka theksuar se janë disa skuadra të interesuara për Hysajn, por ai ngul këmbë se prioritet ka Napoli. Te Napoli, mbrojtësi i krahut është që nga viti 2015. Ai aktualisht është i izoluar shkaku i infektimit me koronavirus. Por Giuffredi ka theksuar se ai është mirë me shëndet dhe mezi pret t’i bashkohet skuadrës së Napolit.