Sport

Valencia interesohet për Konoplyankan

Sulmuesi i krahut, Yevhen Konoplyanka mund të kthehet në La Liga pas tri vjetësh pasi skuadra e Valencias po kërkon transferimin e tij gjatë janarit, kanë raportuar mediumet spanjolle të martën.

Mësohet se Valencia tashmë ka nisur kontaktet me Shakhtar Donetskun, ekip që për lirimin e Konoplyankas po kërkon pesë milionë euro dëmshpërblim.

Konoplyanka vitin e shkuar iu bashkua Shakhtarit nga Schalke, por këtë edicion te ekipi ukrainas ka humbur vendin e titullarit.

Ai deri më tash, ka regjistruar katër paraqitje te Shaktari, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022, Konoplyanka karrierë ka bërë edhe te Schalke, Sevilla e Dnipro.