Sport

Xhaka refuzon të largohet nga Arsenali

Xhaka refuzon të largohet nga Arsenali
 

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, s’ka dëshirë që të largohet nga Arsenali dhe do të refuzojë çdo ofertë që vjen nga Interi, raporton “Calciomercato”.

Reprezentuesi i Zvicrës është përfolur se në janar mund të kalojë në Itali, si pjesë e një shkëmbimi me Christian Eriksenin, por sipas raportimeve të fundit lojtari ka refuzuar një ide të tillë.