Sport

S’ka fitore për Arsenalin

S’ka fitore për Arsenalin
Foto: Reuters

Arsenali dhe Leeds United kanë ndarë pikët në përballjen e së dielës në Premier League.

Ndeshja që u zhvillua në Elland Road, përfundoi pa gola ndërsa të dyja ekipet patën shanset e tyre për shënim. Nga minuta e 52-të, Arsenali mbeti me një lojtarë më pak në fushë pasi që sulmuesi Nicolas Pepe, u ndëshkua me karton të kuq. Për ekipin e Mikel Artetas ky është barazimi i parë këtë sezon, ndërsa për Leeds i dyti, raporton KOHA.