Sport

Vlhova e fiton sllallomin në Levi

Sllovakja Petra Vlhova e ka fituar sot garën e sllallomit në skijim alpin në Levi të Finlandës.

Vlhova pas dy raundeve regjistroi kohë 1:49.05 minuta, dhe ishte për 0.31 sekonda më e shpejt se zviceranja Michelle Gissin. Vendi i tretë i takoi austriakes Katharina Liensberger, ndërsa i katërti }endy Holdenerit të Zvicrës. E pesta doli amerikanja Mikaela Shiffrin.

Për Vlohovan është fitorja e dytë në po aq ditë në Levi. Ajo kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës në skijim alpin me 260 pikë.