Sport

Ballkani në epërsi të thellë ndaj Llapit

Ballkani është duke kryesuar thellë 4:0 pas pjesës së parë ndaj Llapit.

Ndeshja e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll po luhet në Suharekë. Nazmi Gripshi (12’, 38’) i ka realizuar dy gola për Ballkanin, ndërsa nga një tjetër e shënuan Ermal Krasniqi (23’) dhe Mirlind Daku (45’).

Në ndeshjen tjetër, Prishtina është duke kryesuar pas 75 minutave me 4:2 ndaj Trepçës ’89.

Ndeshja po luhet në Prishtinë. Sabien Lilaj (12’ penallti), Leutrim Kryeziu (27’), Besnik Krasniqi (63’) dhe Gauthier Mankenda (67’) kanë realizuar për Prishtinën, ndërsa Sie Bismark (45+1’) dhe Ardit Muja (72’) për 89-in.