Sport

Pogba kërkon të rikthejë formën te “Djajtë e Kuq”

Pogba kërkon të rikthejë formën te “Djajtë e Kuq”

Paul Pogba po planifikon të qëndrojë te Manchester Unitedi. Sipas mediave angleze, mesfushori do të respektojë deri në fund kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”, transmeton KOHA.

Pogba ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2022. Ai nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe do të largohet si futbollist i lirë.